TURISTËT QËNDROJNË MË GJATË NË SHQIPËRI / RRITJA MË E MADHE E NETË-QËNDRIMEVE NË EUROPË

Shqipëria është vendi europian me rritjen më të fortë të netë qëndrimeve të turistëve gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, duke shënuar një rrritje me 33 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Megjithë këtë rritje, Shqipëria nuk ka arritur të kryesojë në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat 1.3 mln netë qëndrime ishin nga të huajt, me rritje vjetore 46 për qind, ndërsa mbi 400 mijë netë qëndrime të rezidentëve, me rritje prej pak më shumë se 6.3 për qind.

Sipas Eurostat në 7 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka regjistruar rreth 3.8 mln net-qëndrime nga të huajt, duke na pozicionuar në renditje më mirë se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por më dobët se Serbia dhe Kroacia.

Edhe shifrat kombëtare të turizmit japin një panoramë të zbehtë të sektorit që konsiderohet si shtylla e ekonomisë së vendit.

Sipas INSTAT, gjatë qershorit 2024 numri i netë qëndrimeve pati një ngadalësim të rritjes nga viti 2023.

SHARE