Shqipëria është një nga pretendentët për të fituar postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE, me kandidaturën e ministrit Igli Hasani.
Diskutimet për emërimet në OSBE mbahen jashtë domenit publik dhe zhvillohen totalisht me dyer të mbyllura.
Për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm duhet të ketë konsensus të plotë të 57 vendeve anëtarë. Mungesa e këtij konsensusi ka krijuar një vakuum lidershipi.
Shqipëria ka arritur të sigurojë votën e 37 shteteve. Security Human Rights Monitor raporton se diplomatët e OSBE-së kanë vlerësuar se një nga pengesat kryesore në negociata ka të bëjë me Turqinë dhe Greqinë që insistojnë që kandidatët e tyre të konsiderohen siç duhet.
Nominimi i tyre i përbashkët përfshin Feridun Sinirlioğlu, një ish-diplomat dhe ministër i jashtëm i cili shërbeu në atë pozicion si pjesë e qeverisë së përkohshme të Turqisë në 2015, dhe Maria Telalian, një këshilltare ligjore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shefe e Departamentit Ligjor.
Takimi i kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Reyep Tayip Erdogan, pati impaktin e vetë edhe në garën e OSBE.
Megjithatë përfundimi i këtij procesi do të saktësojë nëse Shqipëria do e fitojë përfaqësimin e rëndësishëm ndërkombëtar, duke patur ministrin Igli Hasani, sekretar të përgjithshëm të OSBE.
Në total për këtë post ishin gjashtë kandidatura, që erdhën nga Norvegjia, Shqipëria, Holanda, Kanadaja, Sllovakia, dhe paketa Turqi-Greqi.