Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka thirrur seancë për më 9 tetor, ku ndër të tjera do të vendoset sërish për Ligjin për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi.
Ligjin për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi e ka rikthyer në Kuvend presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Në rend dite janë edhe Propozimi për Ligjin për Konfirmimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështjet Civile apo Tregtare, Propozimi për Ligjin për Konfirmimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Shkëmbimin e të Dhënave me qëllim të Kontrollit të Pasurisë, si dhe zgjedhjet, emërimet dhe shkarkimet.