Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga dy deri në tre cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.
Nga nesër çmimet e reja të karburanteve:
BMB 98 – 1,44 euro/l (-0,02),
BMB 95 -1,40 euro/l (-0,02),
Naftë për ngrohje – 1,26 eur/l (-0,03),
Eurodizel -1,30 eur/l (-0,03).
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës më 7 tetor, dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 8 tetori 2024.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 10 shtator, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga dy deri në pesë cent.