ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË MALIT TË ZI, TË ENJTEN DHE TË PREMTEN DITË JO PUNE

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ditët jo pune janë e enjtja dhe e premtja, 21 dhe 22 maj.

“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes vendore, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruar të sigurojnë në festa kryerjen e punëve, janë të detyruar që gjatë ditëve të festave të sigurojnë vazhdimin e punës , me ndërprerjen e të cilës mund të kishte pasoja për qytetarët dhe shtetin,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

SHARE