NJË MUAJ SHI BRENDA PAK ORËSH / MAKINAT ‘LUNDROJNË’ NË RRUGË, KAOS NË BRITANI

Disa automjete janë zhytur nën ujë, në një rrugë të përmbytur në Dunstable, Bedfordshire , në veri të Londrës, pasi shira të dendur goditën rajonin.

Përmbytje të mëtejshme priten në disa pjesë të Central Bedfordshire, sipas Këshillit Qendror të Bedforshire, ndërsa shërbimi lokal i zjarrfikësve thotë se ka ndërhyrë në dhjetëra incidente emergjente deri më tani.

Policia lokale ka postuar gjithashtu një mesazh në Facebook duke u kërkuar njerëzve që të shmangin daljen në rrugë ose udhëtimin në zonat e prekura nga përmbytjet.

Një muaj shi pritet të bjerë në vetëm pak orë në britani ndërsa udhëtarët përballen me një ferr të vërtetë në të gjithë vendin, për shkak të përmbytjeve, stuhive të shiut dhe vetëtimave.

Rrugët janë zhytur nën ujë dhe linjat e trenave janë bllokuar.

Katër prej stacioneve kryesore të metrosë së londrës ishin pjesërisht nën ujë mëngjesin e të hënës.

Zyra meteorologjike ka aktivizuar alarmin portikalli për disa pjesë të vendit dhe sipas ekspertëve, disa zona mund të regjistrojnë deri në 120 mm shi gjatë ditës ndërkohë që moti i keq do të vazhdojë.

E gjithë kjo ndodh ndërsa stuhi, breshër dhe vetëtima kanë shënuar zyrtarisht fundin e verës këtë fundjavë, me ekuinoksin e vjeshtës që sinjalizoi edhe fillimin e stinës së re.

SHARE