Në seancë telefonike, me pëlqimin e shumicës së anëtarëve, Qeveria ka miratuar vendimin për paralajmërim të Kuvendit të Komunës së Beranës dhe ka miratuar Informatat për ndërprerjen e funksionit të Bordit të Administrimit në Komunën e Andrijevicës.
Siç kanë njoftuar, Kuvendi i Komunës së Beranës paralajmërohet që në afat prej dhjetë ditësh të përmbushë obligimet e përcaktuara me ligj, përkatësisht të miratojë Planin Zhvillimor Strategjik të Komunës së Beranës, të miratojë Planin Lokal Energjetik të Komunës së Beranës dhe të miratoj Planin Vendor të Veprimit për Mbrojtjen e Personave me Aftësi të Kufizuara nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë.