RAMA: DASHURIA JONË, SIMPATIZON VETËM ITALINË

Marrëveshja që Shqipëria vulosi me Italinë për emigrantët, tërhoqi dhe vëmendjen e vendeve të tjera europiane, sidomos Britanisë së Madhe, e këtë kryeministri Keir Starmer e pohoi vetë edhe gjatë vizitës së fundit në Romë.

Megjithatë, kreu i qeverisë Edi Rama ia mbylli derën Londrën me një deklaratë të dhënë për Euroneës nga Brukseli, ku e përshkroi paktin me Italinë si eksluziv.

“Ne i duam të gjithë”, tha Rama”, por me Italinë kemi dashuri pa kushte”.

“Ne vendosëm ta bëjmë këtë marrëveshje bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si vende fqinjë, si europianë. Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, shtoi ai.

Komentet e kryeministrit erdhën pak ditë pasi shefja e ekzekutivit italian Giorgia Meloni pohoi dhe ajo interesin e madh të homologut britanik për skemën, në një kohë kur procedurat e azilit janë sërish patatja e nxehtë e momentit në kryeqytetet europiane.

Rama shpjegoi se Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, dhe mohoi po ashtu që marrëvëeshja të jetë një “quid pro quo” pnë këmbim të përpjekjeve të Italisë për të ndihmuar vendin në rrugën e anëtarësimit në BE.

Skema parashikon që emigrantët të cilët kërkojnë azil në Itali do të dërgohen në kampin e ngritur në Shëngjin në pritje të vlerësimit të aplikimit të tyre, për t’u dërguar më pas në Itali nëse marrin përgjigje pozitive, ose në vendin e origjinës nëse aplikimi refuzohet.

Synimi i Romës zyrtare është që në vendin tonë të përpunohen deri në 36,000 aplikime në vit.

SHARE