SHKUP, GJYKATA KUSHTETUESE TJETËR “GODITJE”: NGRIN KUOTAT ETNIKE TË PUNËSIMIT

Pas debateve të shumta që ka ngjallur mundësia që Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të shfuqizojë Ligjin për Gjuhën, cka do të nënkuptonte se shqipja nuk do të ishte më gjuhë e dytë zyrtare në Shkup, ky insitutucion hedh një tjetër hap polemizues.

Gjykata në fjalë pranoi një një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, DKSK, dhe tani do të shqyrtojë dispozitat që përfshijnë kuotat etnike në punësimet në sektorin publik.

Deri në marrjen e një vendimi për këtë cështje sakaq, gjykata ka vendosur të “ngrijë” përkohësisht të ashtuquajturin mekanizëm “Balancer” që rregullon kuotat në fjalë e që ka qenë në fuqi prej 10 vitesh tashmë.

Kjo lëvizje rrezikon të komplikojë akoma edhe më shumë situatën e brishtë në shtetin multietnik ku shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë.

DKSK sfidon kushtetuetshmërinë e këtij mekanizmi, dhe vë në pikëpyetje nenet e fokusuara tek përkatësia etnike në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për zyrtarët administrativ.

DKSK argumentoi se këto dispozita i detyrojnë kandidatët të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë aplikimit të tyre për punësim, gjë që “shkel të drejtën e garantuar me kushtetutë për shprehjen e lirë”, ndërsa cënon sipas tij, edhe “të drejtën e garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punësimit” dhe kufizon disponueshmërinë e kandidatëve për çdo vend pune.

“Balancer”, një mekanizëm dixhital që llogarit numrin e saktë të punonjësve të minoriteteve etnike të kërkuara në çdo organ publik, rrjedh marrëveshja e paqes e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001, dhe është konsideruar një mekanizëm i rëndësishëm që garanton përfaqësim të barabartë për pakicat në vend.

SHARE