KRAPOVIQ APEL QË SA MË SHPEJT TË CAKTOHET MBLEDHJA E KËSHILLIT TË MBROJTJES DHE SIGURISË

Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq i ka dërguar sot shkresë presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq me apel që sa më shpejt të caktohet mbledhja e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë për të marrë vendimet e nevojshme.

Në radhë të parë, sipas Krapoviq, duhet shqyrtuar shkarkimin e shefit aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq dhe në këtë mënyrë të mundësohet emërimi i shefit të ri të Ushtrisë.

Ai theksoi se Ushtria e Malit të Zi ka nevojë urgjente për reforma kadrovike në përputhje me dokumentet strategjike dhe vlerësimet e nevojave të shërbimit dhe se çdo shtyrje e seancës së Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë do të reflektonte negativisht në situatën në Ushtrinë e Malit të Zi, zinxhirin komandues si dhe përmbushjen e detyrimeve që dalin nga misionet e Ushtrisë së Malit të Zi.

SHARE