EDHE KËTË VIT, MË SHUMË SE 600 FËMIJË NUK ISHIN GATI PËR SHKOLLË

Më shumë se 600 fëmijë nuk u ulën në bankat shkollore, pasi komisioni vlerësoi se nuk ishin gati për shkollë.

Informacioni se mbi 600 fëmijë nuk e kanë nisur klasën e parë, pasi nuk janë ende gati për në shkollë, nuk është surprizë për Ministrinë e Arsimit.

Ata thonë se situata ishte e ngjashme edhe në vitet e mëparshme.

“Në vitin paraprak shkollor kemi pasur 628 regjistrime të shtyra për djem dhe vajza, ndërsa këtë vit janë 630 dhe nëse e krahasojmë me rajonin, numri ynë është dukshëm më i ulët në krahasim me vendet e rajonit”, tha Svetllana Drobnjak nga Ministria e Arsimit.

Kjo e dhënë nuk është befasuese as për ata që punojnë çdo ditë me fëmijët.

SHARE