Përmbytjet masive kanë detyruar autoritetet polake të shpallin gjendjen e katastrofës për zonat e prekura, teksa banorët e dëshpëruar janë këshilluar të largohen drejt vendeve më të larta.
Qeveria polake miratoi në një takim urgjent rregulloren e re, të përshtatur me situatën e rënduar në terren. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme, rrugët janë mbuluar nga uji që të gjitha. Ndërsa një spital në rajonin Opole u evakuua, mes frikës që ka ngjallur fakti që uji nuk po tërhiqet…
240 milionë euro ndihma premtoi kryeministri polak, Donald Tusk për zonat e përmbytura. Austria po ashtu ka shtuar ndihmat për rajonin e katastrofës në vlerë 300 milionë euro, ndimë që mund të rritet në rast nevoje. Vec Polonisë e Austrisë, me përmbytje të mëdha po përballen edhe pjesë të Rumanisë dhe Republikës Çeke.
Numri i viktimave në këto vende ka mbërritur në 18, ndërsa shumë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Me mijëra kilometra tokë janë nën ujë, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht. Edhe pse pati një përmirësim të përkohshëm të gjendjes pasi ra niveli i shiut, meteorologët tani po parashikojnë reshje të tjera.