AKTUALISHT 17 PERSONA AKTIV ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, pasi analizuan 243 mostra, nuk regjistruan raste të reja të koronavirusit në Mal të Zi, kështu që numri i pacientëve është ende 324.

Aktualisht janë 17 pacientë aktiv, 298 persona janë shëruar, 9 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi, dhe 1133 persona janë nën mbikëqyrje.

Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazoviq, theksoi se situata me virusin aktual është në duart tona.

Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha se virusi nuk është zhdukur ende. 

“Fakti që ne nuk e kemi regjistruar ndonjë rast kohën e fundit nuk do të thotë që ai nuk është prezent në Mal të Zi,” tha Begiq.

Ai theksoi se sistemi shëndetësor malazez është i gatshëm dhe “i tensionuar” për të gjitha ngjarjet e mundshme të mëtejshme.

Kur u pyet për hapjen e kufijve të vendeve fqinje dhe hapjen e mundshme të atyre malazeze, Begiq tha se “duhet të jemi të kujdesshëm” me këtë. Ai gjithashtu shtoi se një vendim i tillë merret në nivelet më të larta të qeverisë.

“Mbetet të shihet se cilat do të jenë kushtet për hyrjen në Mal të Zi dhe nëse do të ketë lëshime në politikën kufizuese,” tha ai.

Ai beson që masat për funeralet/mortet dhe dasmat do të jenë një nga ato të radhës që do t’i propozojnë Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo, siç tha ai, veçanërisht i referohet rastet mortore.

“Ekziston nevoja që të gjitha bashkësitë fetare në Mal të Zi të jenë të kënaqur përmes aktit të varrosjes, kështu që ne do të sigurohemi që ato të bëhen të mundshme.

“Dasmat kanë një potencial më të madh epidemie dhe janë tubime më të mëdha për nga natyra, me njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, dhe unë nuk mendoj se ata do të kenë përparësi kundrejt rasteve mortore,” tha Begiq.

SHARE