Samiti i Procesit Brdo-Brijuni, do të mbahet më 8 Tetor 2024 në Tivat të Malit të Zi.
Mikpritësi i presidenteve të rajonit do të jetë kreu i shtetit malazez Jakov Millatoviq.
Ata pritet të diskutojnë rreth zgjerimit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të plotë të shteteve ballkanike në BE.
Procesi Brdo-Brijuni është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor.
Kjo nismë u lançua në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.
Takimi i parë zyrtar në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni u mbajt në qytezën Brdo në Slloveni.