MPB: DO TË PËRMIRËSOJMË SISTEMIN E PARALAJMËRIMIT TË QYTETARËVE PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME EMERGJENTE

Ministria e Punëve të Brendshme planifikon të përmirësojë sistemin përmes të cilit do të paralajmërojë publikisht qytetarët dhe do t’i informojë ata për situata të jashtëzakonshme emergjente, për t’i mbrojtur ata nga rreziku.

Aktualisht, në vendin tonë për këtë përdoret vetëm dërgimi i mesazheve të shkurtra SMS për qytetarët, por janë vërejtur mangësi në këtë proces.

“Për shkak të numrit të madh të mesazheve dhe ngarkesës së madhe në rrjetin e operatorit celular, SMS mesazhet që duhet t’u dërgohen qytetarëve nuk arrijnë menjëherë, por ndonjëherë duhet një ditë e tërë që ato mesazhe të arrijnë tek të gjithë qytetarët. Ekziston gjithashtu një numër i kufizuar karakteresh në një mesazh SMS. Prandaj është bërë e detyrueshme në vendet e BE-së që çdo shtet anëtar i BE-së të zbatojë të paktën një nga dy metodat e tjera të paralajmërimit të qytetarëve”, tha MPB.

Këto janë sisteme vendndodhjeje të bazuara në transmetim celular dhe SMS (Cell broadcast and SMS based location).

Ministria sqaron se Qendra Operacionale e Komunikimit 112 me vendet përreth – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën, ka nisur një iniciativë drejt Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (International Telecommunication Union (ITU)) për financimin e një projekti rajonal për përgatitjen e një studim fizibiliteti për zbatimin e njërit prej dy sistemeve moderne të paralajmërimit publik për qytetarët.

Këto sisteme mundësojnë transmetimin e informacionit në kohë për opinionin gjatë situatave emergjente.

SHARE