KOMISIONI PËR EKONOMI: DRITË JESHILE PËR RIBALANCIMIN DHE LIGJET E „EVROPA TANI“

Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Buxhet i Kuvendit sot i dha dritën jeshile propozimit për ribalancimin e buxhetit të këtij viti, si dhe ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe në dobi të personave juridikë.

Komisioni sot diskutoi për paketën e ligjeve që kanë të bëjnë me programin „Evropa Tani 2“ dhe të cilat janë shpallur përmes Strategjisë Fiskale, si dhe ka mbajtur diskutim të përbashkët për propozimet për ndryshime në ligjin për TVSH-në dhe tatimin në dobi të personave juridikë.

Ministri i Financave Novica Vukoviq, duke shpjeguar Propozimin për ndryshime në Ligjin për TVSH-në, tha se qëllimi është reformimi i normës së reduktuar të TVSH-së, në përputhje me Direktivën 2006/112/BE për sistemin e përbashkët të vlerës së shtuar, nëpërmjet futjes së një norme të dytë të reduktuar të TVSH-së prej 15 për qind.

Ministri Vukoviq tha se ndryshimet në Ligjin për Buxhetin janë propozuar me qëllim të harmonizimit teknik me dekretin e ri për organizimin dhe mënyrën e funksionimit të administratës shtetërore, nevojës për të balancuar buxhetin për shkak të rishikimit të primitivëve sipas treguesve novatorë makroekonomikë dhe tendencave aktuale në mbledhjen e të ardhurave buxhetore; si dhe korrigjimet e shpenzimeve në pozicione të caktuara buxhetore.

Vukoviq tha se janë bërë korrigjime edhe në buxhetin kapital për të krijuar supozime për realizim të përshpejtuar të projekteve kapitale.

“Në anën tjetër, rritja e vazhdueshme e fortë ekonomike gjatë këtij viti dhe rritja e konsiderueshme e të ardhurave mbi planin, shkaktuan nevojën për rishikimin e vlerësimeve të përcaktuara me Ligjin e Buxhetit të këtij viti”, tha Vukoviq.

SHARE