Komisioni Evropian (KE) i kërkon Malit të Zi që ta “mbajë plotësisht të informuar për qëllimet e tij” përpara çdo vendimi për shtetësinë e dyfishtë.
Kështu tha zëdhënësi i KE-së për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se vendet anëtare i përcaktojnë rregullat për shtetësinë duke marrë parasysh legjislacionin evropian.
“Si një vend kandidat, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të kërcënojë rrugën strategjike të vendit drejt BE-së ose sigurinë e BE-së, duke përfshirë përdorimin e prerogativave për dhënien e shtetësisë,” tha ai kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse Brukseli do të monitoronte situatën në lidhje me kërkesën për futjen e shtetësisë së dyfishtë.
Edhe kryeministri Milojko Spajiq e mbështeti nismën, duke thënë se Mali i Zi nuk duhet të heqë dorë nga “fëmijët e tij”. Siç tha ai, janë rreth 300 mijë raste që ky ligj duhet të “njohë”.
Ai më pas e ka plotësuar këtë deklaratë me njoftimin se Qeveria me iniciativë të Kuvendit do të punojë në hartimin e kornizës legjislative që do të vendosë sistemin e dyshtetësisë, sipas shembullit të vendeve të BE-së.
Mali i Zi, me 630,000 banorë, ndalon dyshtetësinë.
Disa vende më të vogla evropiane, si Austria, Holanda, Lituania dhe Estonia, nuk lejojnë shtetësinë e dyfishtë.