Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha se do të pasojnë javë në të cilat Mali i Zi duhet të përgatitet për sezonin turistik, të vazhdojë investimet dhe partneritetet e reja në mënyrë që të lehtësojë sa më shpejt efektet negative të krizës. Markoviq theksoi se Mali i Zi është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion ‘Corona Free’.
Markoviq tha se Mali i Zi ka treguar aftësinë për të menaxhuar me sukses epideminë Covid19, duke vlerësuar se rezultatet e arritura konfirmojnë pjekurinë institucionale të të gjithë sistemit.
“Duke u kujdesur për shëndetin, do të pasojnë javë në të cilat ne do të përgatisim vendin tonë për sezonin turistik, vazhdimin e investimeve dhe partneriteteve të reja në mënyrë që të zbuten sa më shpejt efektet negative të krizës,” theksoi Markoviq.