Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi njofton se për tre ditët në vijim do të ketë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Rajoni ynë është përfshirë nga një valë e re e të nxehtit që do të zgjasë deri në fund të javës.
“Nesër pasdite zhvillim i dobët deri mesatar me vranësira në rajonet veriore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, jugore, dhe në bregdet nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 12 deri në 26 gradë, kurse temperatura më e lartë e ditës prej 30 deri në 40 gradë”, njofton Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi.
Mot i ngjashëm na pret të mërkurën dhe të enjten.