VAKSINAT, KE “FSHIKULLOHET” NGA GJYKATA E STRASBURGUT: MARRËVESHJE JOTRANSPARENTE

A syringe is filled with a first dose of the Pfizer Covid-19 vaccine at a mobile vaccination clinic during a back to school event offering school supplies, Covid-19 vaccinations, face masks, and other resources for children and their families at the Weingart East Los Angeles YMCA in Los Angeles, California on August 7, 2021. (Photo by Patrick T. FALLON / AFP) (Photo by PATRICK T. FALLON/AFP via Getty Images)

Komisioni Europian nuk i ofroi publikut informacion të mjaftueshëm lidhur me marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Në këtë përfundim ka dalë Gjykata e Përgjithshme e bllokut, që kaloi në sitë disa kontrata të mëdha me disa kompani farmaceutike të nënshkruara nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian në kulmin e pandemisë së COVID-19, në vitet 2020 dhe 2021.

Ishin ligjvënës të Parlamentit Europian ata që u ankuan pranë Gjykatës me seli në Luksemburg, duke thënë se kishin kërkuar t’i shqyrtonin kontratat, për t’i kuptuar termat dhe kushtet, por në fund, u ishte lejuar vetëm një qasje e pjesshme tek dokumentat, të cilat për më tepër, edhe ishin redaktuar sipas tyre.

Komisioni vetë nuk e mohoi nujë gjë të tillë, por insistoi se redaktimi është bërë me qëllim mbrojtjen e interesave tregtare dhe procesit të vendimmarrjes.

Gjykata e Përgjithshme doli në përfundimin se KE nuk ka dhënë prova se si qasja në disa klauzola të marrëveshjeve, do të minonte interesin tregtar të kompanive të përfshira.

“Komisioni sipas saj, nuk i ka marrë mjaftueshëm parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, për t’i peshuar drejt interesat në fjalë”.

Vendimi i saj vjen një ditë përpara se Parlamenti Evropian të votojë për rizgjedhjen e Ursula von der Leyenit në postin e presidentes së Komisionit Europian.

SHARE