KOSOVË, REDUKTOHET ORARI I PUNËS / SHKAK TEMPERATURAT E LARTA, PËRFITOJNË DISA KATEGORI

Temperaturat e larta të korrikut kanë shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë që të kufizojë orarin e punës për disa kategori.

Pas këtij vendimi Inspektoriati i punës po kryen kontrolle në terren nëse po zbatohet kufizimi i orarit të punës në sektorin e ndërtimit dhe për gratë shtatzëna.

Nga inspektimet është vënë re se disa subjekte nuk kanë respektuar vendimin e ministrisë, për pasojë inspektorët kanë vendosën ndërprejen e aktivitetit kryesisht në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Mësohet se subjektet që nuk kanë respektuar vendimin do të gjobiten.

Shkelje më të shumta janë vënë re në sektorin e ndërtimit. Vendimi i ministrisë përfshin gratë shtatzëna, të cilat nga data 13 korrik deri më datë 20 korrik nuk duhet të punojnë. Sakaq sugjerohet se në raste kur është e mundur ato mund të punojnë nga shtëpia.

Në këtë hark kohor prej një jave, sipas të njëjtit vendim, qytetarët me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Ndërkohë duke nisur nga ora 11.00 deri në orën 17.00 ndalohe tpuna në sektorin e ndërtimin deri më datë 20 korrik.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Pas njoftimit për kufizimin e orarit të punës, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka kërkuar që qytetarët të shmangin daljet jashtë dhe gjithashtu të mos bëjnë aktivitete të rënda gjatë kohës të nxehtë të ditës.

SHARE