Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, sipas „Vijesti“ është lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nga Tivari për në Ulqin.
Gjeka është transferuar për ndihmë në urgjencën në Ulqin. Sipas policisë, ai ka qenë duke vozitur makinën zyrtare PG-CG-029, kur është përplasur me një makinë me targa të huaja.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ministri dyshohet se ka parakaluar kolonën e automjeteve.
Grupet hetimore po vijojnë gjurmët në vendin ku ka ndodhur aksidenti, shkruan e përditshmja „Vijesti“.