BRAJOVIQ: ANËTARËSIMI NË NATO I RËNDËSISHËM PËR BALLKANIN

Anëtarësimi i Malit të Zi, në NATO, ka  rëndësi të madhe për stabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor,është kumtuar gjate takimit  të zyrtarëve amerikanë me Kryetarin e Parlamentit të MZ,  Ivan Brajoviq.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron me rastin  e Lutjeve të Mëngjesit, Brajoviq, siç u njoftua nga kabineti i tij, pati takime me senatorin Ron  Xhnson, kongresistët Mihael Turner, Eliot Engel, Dag Lamborne dhe me anëtaren e Kongresit Shilli Pingre.

Pjesë  e Delegacioni të Parlamentit të Malit të Zi, përveç Brajoviq, është edhe  nënkryetari i Kuvendit  të MZ, Branimir Gvozdenoviq.

Brajoviq, siç thuhet ka njoftuar bashkëbiseduesit me ngjarjet aktuale politike në Mal të Zi, si dhe  ngjarjet tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shprehu  mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën që Kongresi i SHBA i ka ofruar vazhdimisht Malit të Zi,  në arritjen e një objektivi kyç të politikës së jashtme siç është anëtarësimi në NATO.

“Kryetari i Kuvendit të MZ, theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve miqësore në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të ndërsjella. Gjatë bisedimeve, edhe njëherë është potencuar angazhimi i MZ,  për reforma dhe rëndësi të mëtejshme  për anëtarësim në Bashkimin Evropian “, thuhet në kumtesë.

Në bisedë me Senatorin Ron Xhonson, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë në Komitetin e Senatit për Çështjet e Jashtme, u theksua rëndësia e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO për stabilizim të mëtejshëm të situatës dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor.

 

SHARE