MILLATOVIQ SHPALLI ZGJEDHJET NË KOTORR DHE GUCI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Gucisë dhe Kuvendit të Komunës së Kotorrit.

Sipas vendimit, zgjedhjet në komunën e Gucisë do të mbahen më 15 shtator 2024, ndërsa në komunën e Kotorrit më 29 shtator 2024.

“Me rastin e përcaktimit të datës së zgjedhjeve, përveç afateve të përcaktuara ligjore, Presidenti i Malit të Zi ka pasur parasysh domosdoshmërinë e sigurimit të zbatimit cilësor të procesit zgjedhor, veçanërisht në kontekstin e kohëzgjatjes së pandërprerë të sezonit turistik,“ thuhet në deklaratën e Presidencës.

SHARE