MË 24 KORRIK CAKTOHET SEANCA E KUVENDIT TË KRYEQYTETIT, KU DO TË DISKUTOHET SHKARKIMI I INJAC

Seanca e Kuvendit të Kryeqytetit në të cilën do të diskutohet shkarkimi i kryetares Olivera Injac dhe shkurtimi i mandatit të Kuvendit do të mbahet më 24 korrik në ora 10:00, njoftoi këshilltari socialdemokrat (SD) në Kuvendin e Kryeqytetit, Millosh Mashkoviq.

Ai tha se për këtë është rënë dakord në kolegjiumin e sotëm të kryetares së Kuvendit Jellena Boroviniq Bojoviq.

Ai shtoi se shumica parlamentare “e vetëdijshme se po i afrohet fundi” do të propozojë edhe vendime të caktuara për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

“Përveç kësaj, ata do të iniciojnë edhe 17 pika të tjera në rendin e ditës që duan t’i shtyjnë me forcë para nismave për të emëruar disa drejtorë të tjerë në përfundim të mandatit të tyre, duke e arsyetuar me interesin e qytetarëve, duke e ditur se nuk kanë legjitimitet politik”, ka shkruar Mashkoviq në një postim në rrjetin social X.

SHARE