VIJON VALA E TË NXEHTIT, MPB-ja BËRI THIRRJE PËR GATISHMËRI OPERACIONALE

Ministria e Brendshme dërgoi paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe tregoi nevojën për rritjen e gatishmërisë operacionale.

“Në bazë të paralajmërimit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi (u bë e ditur se në periudhën e ardhshme, duke filluar nga sot, zona jonë do të jetë nën ndikimin e kreshtës nga Afrika veriperëndimore, e cila përfshin dyndje të një mase të ngrohtë ajrore që do të shkaktojë mot shumë të ngrohtë në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pritet, shtojnë ata, që kjo situatë të vazhdojë në pjesën më të madhe të javës së ardhshme.

“Kjo valë e të nxehtit do të shkaktojë temperatura të larta të ajrit, të cilat në shumë vende do të lëvizin nga 37°C deri në 40°C, e në disa vende edhe mbi 40°C”, thuhet në njoftimin e MPB.

Kjo situatë meteorologjike, siç thonë ata, mund të çojë në thatësira dhe të shkaktojë zjarre, prandaj “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar paralajmërimin e lartpërmendur për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka treguar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operative”, sipas MPB-së. Ata rikujtojnë se urdhri për ndalimin e zjarrit është në fuqi.

SHARE