DUKAJ: PRIORITET DIGJITALIZIMI NË NIVEL QENDROR DHE LOKAL

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se prioritet i Ministrisë së Administratës Publike është digjitalizimi në nivel qendror dhe lokal.

Vlerësimi i situatës në fushën e qeverisjes elektronike dhe shërbimeve elektronike, si dhe udhëzimet për Qeverinë dhe drejtuesit komunalë për një plan të mëtejshëm zhvillimor në këtë fushë do të jenë rezultatet kryesore të projektit “Mbështetje për transformimin digjital të Malit të Zi”.

“Digjitalizimi në nivel qendror dhe lokal është prioritet i Ministrisë së Administratës Publike, të cilin e dëshmojmë çdo ditë. Sot nisim zyrtarisht identifikimin e pjekurisë digjitale të pushteteve vendore. Për 24 muaj, sa të zgjasë projekti, do të jemi më afër qëllimit tonë përfundimtar, që është ulja e burokracisë dhe përmirësimi i kënaqësisë së qytetarëve”, tha Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike.

-„UNOPS do të japë një vlerësim cilësor të zhvillimit të administratës elektronike në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe potencialit të saj, me qëllim të ofrimit të dëshmive objektive dhe fakteve mbi të cilat transformimi digjital mund të planifikohet dhe zbatohet me sukses,“ tha Mikela Telatin, përfaqësuese e UNOPS-it për Malin e Zi.

“Do të ofrohet mbështetje në formën e përmirësimit të njohurive dhe aftësive për futjen dhe menaxhimin e shërbimeve digjitale, asistencë teknike për përmirësimin e procedurave, zhvillimin e politikave të sigurisë kibernetike, krijimin e planeve lokale të veprimit për transformimin digjital dhe përmirësimin e infrastrukturës digjitale,” theksuan nga Ministria e Administratës Publike.

SHARE