IBAR-i KONFIRMIM SE SUNDIMI I LIGJIT KA ARRITUR MINIMUMIN PËR ANËTARËSIM NË BE

Garancitë dhe besimi që u dhamë partnerëve tanë evropianë në muajt e parë të Qeverisë, dhe më pas lëvizjet konkrete dhe dhënia e rezultateve të shumëpritura ishin baza e besimit.

„Ne kapëm momentin, në valën e optimizmit, institucionet u bënë të shkathëta dhe të gjithë aktorët shoqërorë, opozita dhe mazhoranca, Qeveria dhe Kuvendi arritën unitetin e shumëpritur për të gjitha çështjet me rëndësi për përparimin në rrugën evropiane,“ tha kryeministri Millojko Spajiq në festën me rastin e marrjes së IBAR-it, të organizuar nga zëvendëskryeministri Alleksa Beçiq dhe ministrat Filip Ivanoviq dhe Maida Gorçeviq.

Ai theksoi se marrja e IBAR-it nuk është meritë e zyrtarëve të lartë dhe figurave politike të ekspozuara mediatikisht, por rezultat i përpjekjeve të të gjithë atyre që me punë të zellshme, të përkushtuar ndaj interesit shtetëror, kontribuan në identifikimin dhe materializimin e detajet më të vogla në shkallë të përkohshme përmes aktiviteteve të ndërmarra.

Kryeministri tha se marrja e IBAR-it është fillimi i fazës më kërkuese të procesit në të cilin duhet të tregojmë një vullnet të vërtetë për të trajtuar problemet dhe për të gjetur zgjidhje për të arritur standarde që do të na vënë krah për krah me kombet evropiane.

„Negociatat janë një proces transformues në të cilin shoqëria vërtet ndryshon për mirë. Prandaj, pavarësisht datave dhe synimeve, dëshira jonë themelore duhet të jetë ndërtimi i një sistemi më të drejtë dhe më të mirë për qytetarët tanë. Çdo ditë është një shans i ri për të arritur qëllimin më të përgatitur, më të mirë, më të sigurt,“ tha Spajiq.

„Na ra në dorë që në ditën e parë të mandatit të ecnim në një rrugë më të vështirë, por zgjodhëm ta bëjmë atë të duhurin duke zgjedhur të përballojmë dhe të zgjidhim të gjitha sfidat e trashëguara. Në vend të copëtimit shoqëror dhe manovrimit përgjatë llogoreve të ndarjes, ne zgjedhim ekuilibrin dhe afirmimin e të drejtave të të gjithëve. Në vend të privatizimit të arritjeve, ne e prezantojmë Malin e Zi para partnerëve ndërkombëtarë si një ekip me një qëllim të përbashkët. Dhe kështu ne e bëjmë Malin e Zi lider dhe shembull në rajon dhe jo një vend me pa aftësi për t’i zgjidhur problemet e veta në mënyrë të pavarur,“ përfundoi kryeministri.

Në festën e cila u zhvillua në Qendrën e Muzikës në Mal të Zi morën pjesë kryeparlamentari Andrija Mandiq, prokurori Suprem i Shtetit Millorad Markoviq, kryeprokurori Special Vlladimir Novoviq, përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe anëtarë të shumtë të Qeverisë, deputetë, përfaqësues të mediave dhe sektorit të OJQ-ve.

SHARE