‘BAJRAKTARËT’ E KOSOVËS MONITOROJNË USHTRINË SERB, ‘TËRBOHET’ VUÇIQ

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se KFOR-i ndaloi Serbinë që të rrëzojë dronët e ngritur nga Kosova për misione, siç i quajti, spiunimi në territorin e Serbisë.

Presidenti serb foli sërish këtë të premte, ku tha se dronët janë ngritur në ajër në datat 5 dhe 20 qershor.

Ai tha se Serbia është e njohur me qëllimet e dronëve Bajraktar, teksa kur u pyet nga gazetarët nëse janë dronë të Shqipërisë, apo të Kosovës, këmbënguli se ata janë pronë e Kosovës.

Qëllimet janë të qarta dhe njëri prej tyre është vëzhgimi i aftësive operative të ushtrisë sonë. Bajraktarët janë të Prishtinës dhe janë ngritur në datat 5 dhe 20 qershor.

I kemi vëzhguar dhe nëse do të ishim në kohëra të tjera nuk do të qëndronin aq gjatë në ajër. Sot, hapësira është e kontrolluar nga KFOR-I dhe ne e respektojmë këtë.

Gjatë ditës së mërkurë, Vuçic tha se dronët ishin ngritur në 6 mijë metra lartisë në Gjakovë nga ku vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe.

Në lidhje me pretendimet e tij, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk ka reaguar ende.

SHARE