Linja ajrore kombëtare gjermane Lufthansa ka marrë nga Brukseli dritën jeshile për blerjen e kompanisë italiane ITA, pasardhëse e Al-Italias.https://178c4ec0d1950c0825d48dcb720cd590.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Komisioni Europian sqaroi se i ka dhënë OK-in planeve të gjigandit gjerman të qiellit për të marrë kontrollin e përbashkët të ITA Airëays të Italisë për 325 milionë euro.”Miratimi është i kushtëzuar nga pajtueshmëria e plotë me zgjidhjet e ofruara nga Lufthansa” si dhe Ministria Italiane e Ekonomisë dhe Financave, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KE-ja.
“Edhe pse ITA aktualisht po performon mirë, qëndrueshmëria e saj afatgjatë si linjë ajrore e pavarur do të mbetet shumë e pasigurt pa transaksionin”, theksohet më tej. Aprovimi i Brukselit vjen pasi rregullatorët thanë se ishin të kënaqur që kishte mjaft presion konkurrues në treg.https://178c4ec0d1950c0825d48dcb720cd590.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Nga sa shpjegoi Margrethe Vestager, zëvendës ekzekutive e Komisionit përgjegjëse për politikën e konkurrencës, Lufthansa dhe autoritetet italiane kishin arritur t`i trajtonin shqetësimet nëse blerja do të ndikonte negativisht në konkurrencë. Sipas Komisionit, alternativa për lidhjet midis Italisë dhe rajonit fitimprurës tëEvropës Qendrore ishte konkurrenca e kufizuar nga Ryanair.
Për të lehtësuar shqetësimet e rregullatorëve të BE-së, Lufthansa dhe qeveria italiane ranë dakord të lehtësojnë funksionimin e fluturimeve me distanca të shkurtra të linjave ajrore rivale për në Europën Qendrore dhe të ndajnë vendet e uljes në aeroportin e Milanos për të zvogëluar dominimin e mundshëm të Lufthansa-s.
Giancarlo Giorgetti, ministri italian i Ekonomisë, deklaroi në një konferencë shtypi në Romë: “Ky përfundim pozitiv është një sukses i vërtetë dhe e cilësoi këtë “një sukses të madh italian, një sukses i madh gjerman, dhe një sukses të madh europian”.