SPAJIQ: NËNSHTETASIT E RINJ NUK DO TË LEJOHEN TË VOTOJNË PËR DHJETË VITET E ARDHSHME

Me ndryshimet në Ligjin për shtetësinë, nënshtetasit e rinj nuk do të mund të votojnë në dhjetë vitet e ardhshme, tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq.

Në konferencën për media të organizuar me rastin e zgjidhjes së situatës në Institutin „Simo Millosheviq“, ai ka shpjeguar se me ndryshimet në Ligjin për shtetësinë, askush nuk do të mund të fitojë të drejtën e votës për 10 vjet.

“Shumë patriotë në Mal të Zi janë të shqetësuar nëse 700,000 njerëz të tjerë do të arrijnë brenda natës. Në 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë mënyrë për të marrë të drejtën e votës”, pohon kryeministri.

Sipas tij, ai do të duhet të paguajë taksa në Mal të Zi, të ketë një adresë banimi në Mal të Zi, një vendbanim, të kalojë të paktën 183 ditë në vit në Mal të Zi dhe vetëm atëherë do të fitojë të drejtën e votës.

Ai theksoi se e konsideron turp që shteti heq dorë nga fëmijët e tij.

“Janë 100 mijë raste të tilla. Është turp që fëmija im ka nënshtetësi franceze, por jo malazeze. Të njëjtin problem e kanë edhe xhaxhallarët e mi që jetojnë jashtë dhe kanë lindur këtu. Nuk ka asnjë vend në botë që heq dorë nga fëmijët e tij më lehtë se Mali i Zi. Sipas meje, ky është një turp i paprecedentë”, theksoi Spajiq dhe tha se Mali i Zi duhet të imitojë vendet e tjera më të vogla dhe të shohë se si është.

I pyetur se kur pritet rikonstrukcioni i Qeverisë, Spajiq ka thënë se në marrëveshjen e koalicionit gjithçka është e specifikuar qartë.

“Absolutisht nuk ka nevojë për komente shtesë. Lexojeni marrëveshjen, nëse nuk ju duket e qartë menjëherë, do t’ju bëhet e qartë pas leximit të shtatë”, ka përfunduar Spajiq.

SHARE