MARKOVIQ: MJEKËVE DHE POLICËVE, U RRITEN PAGAT 15 PËRQIND

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sot të rrisë pagën e prillit të punonjësve të shëndetësisë dhe policisë me 15 përqind.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha se ishte “detyrimi ynë ndaj përkushtimit dhe profesionalizmit”.

“Qeveria vlerëson përkushtimin dhe guximin e të gjithë atyre që erdhën në pararojë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Një marrëdhënie e tillë meriton një shpërblim,” tha Markoviq në një mesazh në Twitter.

SHARE