Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq në rrjetin social X, ka thënë se Raporti për Vlerësimin e përmbushjes së Standardeve të Përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 dhe Standardet Përfundimtare (IBAR) nuk ka qenë asnjëherë më afër.
“IBAR nuk është kurrë më afër! Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel miratuan qëndrimin e përbashkët të BE-së në kapitujt 23 dhe 24 në negociatat me Malin e Zi”, ka shkruar Spajiq.