KSHZ VËNDOS TI JAPË MANDATIN PARTISË BOSHNJAKE NË ULQIN

Siç raporton portali Ul-Info, Komisioni shtetëror zgjedhor vendosi sot që të pranojë ankesën e Partisë boshnjake rreth mandatit te tyre.

Kjo do të thotë se Komisioni komunal zgjedhor, do të sjellë vendimin që kësaj parti, si listë pakicës e cila mori pjesë në zgjedhje lokale, ti jepet mandati në Kuvendin komunal te Ulqinit.

Meqenëse mandati i fundit i takoi Forcës se Re  Demokratike, sipas këtij vendimit, kjo parti në Kuvendin komunal të Ulqinit do të ketë një këshilltarë me pakë.

Po ashtu ne KKZ priten te sillen edhe ankesat e Malit te Zi Demokratik dhe Partisë Social Demokratike,  rreth parregullsive gjatë ditës së procesit zgjedhor, kështu që pritet të bëhet përsëritja e zgjedhjeve në disa vendvotime të Komunës së Ulqinit.

SHARE