SOT NISIN PAGESAT E PENSIONEVE

Sot ka filluar pagesa e pensioneve të muajit maj, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Fondi PIO tha se pensioni mesatar i muajit maj (pa diferencën e llogaritur) është 494,153 euro.

“Pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin maj është 515,114 euro”, theksojnë nga Fondi PIO.

Ata shtuan se për pagesën e pensioneve të majit janë të nevojshme 61.90 milionë euro.

SHARE