Një tjetër rast me koronavirus është regjistruar në Malin e Zi, tha Sanja Medenica, shefja e zyrës për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.
Siç tha ajo, ky rast është një kontakt familjar i një personi të sëmurë më parë.
Medenica tha se në periudhën e ardhshme, ata do të lëvizin më afër qytetarisë dhe do të bëjnë testime vullnetare.
Medenica u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë në ekipe për testimin vullnetar në Covid19.
Ajo theksoi se ne nuk duhet të qetësohemi, por masat duhet të respektohen.
“Një valë e re e virusit do të nënkuptojë një rritje të numrit të pacientëve”, tha , shefja e zyrës për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik. duke shtuar se rreth 20 përqind e atyre të regjistruar ishin bartës asimptomatikë.
Ndihmësdrejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi Nemanja Radojeviq, njoftoi se më shumë pacientë pritet që nesër të lirohen nga trajtimi klinik, dhe se numri i hospitalizuarve ka të ngjarë të jetë pesë.
Aktualisht, dhjetë pacientë janë të shtruar në spital në tërë Malin e Zi. Dy pacientë, sipas Radojeviqit, janë në respirator dhe shëndeti i tyre është në rrezik.
Radojeviq tha se duke pasur parasysh që Tuzi ka fituar statusin e të qënit si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi, gratë shtatzëna nga Komuna e Tuzit nuk u duhet të lindnin në spitalin “Kodra”.
Spitali, tha ai, mbetet ekskluzivisht për gratë shtatzëna që janë pozitive me koronavirus.