MILATOVIQ: E ARDHMJA EVROPIANE DHE STABILITETI RAJONAL PËRFAQËSON QËLLIMIN E PËRBASHKËT TË DY VENDEVE

E ardhmja evropiane dhe stabiliteti rajonal janë synimi i përbashkët i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, u bë e ditur në takimin e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska Davkova.

Millatoviq theksoi se aleanca e fortë brenda aleancës së NATO-s, si dhe e ardhmja e përbashkët evropiane e dy vendeve, është bazë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të përbashkët.

“Mali i Zi është i përkushtuar ndaj bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë, si një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, duke shtuar se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor duhet të jenë një synim i përbashkët, për të cilën të gjithë aktorët rajonal duhet të kontribuojnë bashkërisht”, shtoi ai.

Gjithashtu, në takim u shpreh interesi i ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe turizmit.

Në fund, Millatoviq e uroi presidenten e Maqedonisë së Veriut për marrjen e detyrës.

“Shpresoj që marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të forcohen gjatë mandatit të saj”, përfundoi Millatoviq.

SHARE