Më 19 qershor Kuvendi do të votojë sërish dy ligjet që presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i ka kthyer në Kuvend për rivendim.
Në seancën e 19 qershorit, Kuvendi i Malit të Zi do të vendos edhe një herë për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët dhe Ligjin për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimi i Medias Publike, të cilat janë kthyer për vendim të ri nga presidenti i Malit të Zi.
Seanca është caktuar për në orën 12:00.
Të enjten dhe të premten, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan 12 ligje të nevojshme për të marrë Raportin për Vlerësimin e përmbushjes së Kritereve të Përkohshme për Kapitujt 23 dhe 24 (IBAR), pas së cilës Millatoviqi nxori dekrete për shpalljen e dhjetë ligjeve të dielën.
Presidenti i Malit të Zi ka kthyer dy ligje në Kuvend për rivendim.
Nëse Kuvendi i miraton këto ligje në votimin e dytë, presidenti ka detyrim kushtetues t’i nënshkruajë ato.