BRUKSEL, PUNA NË DRAFT DEKLARATËN E PËRBASHKËT TË BE-së ENDE NË NJË FAZË TË HERSHME

Diplomatët e vendeve anëtare të BE-së vazhduan diskutimin për Draft-deklaratën e përbashkët të BE-së për marrjen e IBAR-it.

Siç mëson korrespondenti i RTMZ nga Brukseli, puna për atë dokument është ende në fazat e hershme.

“Takime të tjera do të mbahen për diskutime më të detajuara dhe punë mbi tekstin përpara se drafti i qëndrimit të përbashkët t’i dërgohet Coreper (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm) për miratim nga ambasadorët,” thanë nga Këshilli.

Pas dritës jeshile të ambasadorëve, qëndrimi i përbashkët duhet të konfirmohet zyrtarisht nga ministrat, para Konferencës Ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe BE-së.

Në vlerësimin e tij, Komisioni Evropian (KE) deklaroi se Mali i Zi ka përmbushur standardet e përkohshme, ka arritur një rezultat të mirë në nivelin e përputhshmërisë dhe po bën përparim në zbatimin e çështjeve juridike të Bashkimit Evropian dhe standardeve evropiane në kapitujt 23 dhe 24.

SHARE