Kryeministri belg Aleksandar de Cro po bën të pamundurën që Mali i Zi të marrë IBAR gjatë presidencës belge deri në fund të qershorit, ka shkruar kryeministri Millojko Spajiq në rrjetin “X”.
“Faleminderit për mbështetjen e madhe”, tha Spajiq, i cili po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.
Në margjinat e takimit në Berlin, Spajiq ka biseduar edhe me kryeministren e Estonisë Kaja Kalas.
“Kryeministrja Kalas vlerësoi se Estonia do të ndihmojë në digjitalizimin e administratës sonë publike dhe modernizimin e arsimit tonë! Kaq shumë mund të mësohet nga përvoja e madhe e Estonisë, si një nga vendet që tradicionalisht mbështet rrugën tonë evropiane”, shkroi Spajiq.