Fatura mesatare e muajit maj për energjinë elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 27.05 euro.
“Familjet në Mojkovc kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët në vlerë prej 20.59 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Kotorr, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 31.78 euro energji elektrike”, thuhet në komunikatën e Elektroekonomisë të Malit të Zi.
Në muajin maj, amvisëritë kanë konsumuar 95,99 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike, që është 6,16 për qind më pak krahasuar me konsumin e realizuar në muajin prill dhe në krahasim me majin e vitit të kaluar, konsumi është 0,35 për qind më i lartë.