VARHELI DHE MINISTRAT BALLKANIKË DO TË BISEDOJNË ME 30 PRILL

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheli dhe Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një video-konferencë të enjten 30 prill.

Biseda u vlerësua si përgatitje për samitin e radhës të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, të planifikuar për 6 maj.

Varheli pritet të paraqesë para ministrave të partnerëve të Ballkanit Perëndimor pozicionet dhe kontributin e Komisionit Evropian në samit.

Burime diplomatike evropiane thonë se KE do të konfirmojë edhe një herë perspektivën evropiane të rajonit në një konferencë të BE dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

KE pritet të paraqesë mbështetjen e BE deri më tani për t’i ndihmuar vendet në rajon t’i përgjigjen krizës Covid19, por gjithashtu të theksojnë se, duke pasur parasysh krizën, ajo do të vazhdojë të ndajë burime të rëndësishme për rajonin.

Varheli gjithashtu duhet të informojë ministrat e Ballkanit Perëndimor për punën e KE mbi një paketë investimesh ekonomike, të dizajnuar për të zhvilluar Ballkanin Perëndimor dhe për ta afruar atë me BE-në.

Edhe pse fillimisht ishte planifikuar të nisë paketën e investimeve në maj, në një takim të udhëheqësve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, pritet që kjo paketë do të jetë në vjeshtë, dhe se mbështetja e BE për rajonin tani do të përqendrohet në përgjigjen ndaj krizës Covid19.

SHARE