Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi filluan diskutimin mbi ligjet e nevojshme për të marrë Raportin mbi Vlerësimin e Plotësimit të Kritereve të Përkohshme për Kapitujt 23 dhe 24 (IBAR).
Sipas marrëveshjes së Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit, votimi është planifikuar për nesër dhe të premten.
Mbështetje për ligjet e IBAR-it në seancën e sotme kanë deklaruar anëtarët e PDS-së, Lëvizjes „Evropa Tani“, Social Demokratëve, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Qytetare Kroate.
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se të enjten do t’i përfundojë shumicën e pikave dhe do t’i votojë, ndërsa të premten të tjerat.
Deputetët do të diskutojnë projektligjin për lobimin, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndryshimet në Ligjin për Gjykatat, ndryshimet në ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqtarët, ndryshimet në Ligjin për Qendrën për Trajnime në Gjyqësor dhe Prokurorinë e Shtetit.
Deputetët do të deklarohen edhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Shtetërore, ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale Shtetërore, Parandalimin e Korrupsionit, ndryshimet në Ligjin për Konfiskimin e dobive pasurore të fituara me veprimtari kriminale.
Kuvendi do të diskutojë Projektligjin për Mediat, Transmetuesin Publik Kombëtar dhe Shërbimin Publik Medial të Malit të Zi, shërbimet audio-vizuale-mediale.