ANËTARËSIMIN NË BE MBËSHTETET NGA MBI 70 PËR QIND E QYTETARËVE

Sondazhi „Damar“ tregoi se 53 për qind e qytetarëve të anketuar mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën e NATO-s, 39,4 për qind janë të mendimit të kundërt dhe 7,6 për qind e qytetarëve janë të pavendosur.

Është interesante se mbi 70 për qind e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin në BE.

“71,3 për qind e të anketuarve do të donin që Mali i Zi të ishte pjesë e Bashkimit Evropian (BE), 6 për qind nuk kanë një qëndrim të qartë për këtë çështje, ndërsa 22,7 për qind e qytetarëve janë kundër anëtarësimit në BE,” thanë nga Damar.

SHARE