UKRAINA NIS PËRDORIMIN E ARMËVE AMERIKANE KUNDËR RUSISË

Kjo foto është dëshmi e të parit sulm ukrainas brenda territorit rus me armë amerikane me rreze të gjatë veprimi. Media amerikane CNN shkruan se foton e postoi zv/Kryeministrja e Ukrainës Irina Vereshçuk, ndërsa objektivi i goditur është një sistem i mbrojtjes ajrore ruse S-300 në zonën kufitare të Belgorodit.

Kievi nuk dha detaje se çfarë armësh përdori për kryerjen e sulmit, por hidhen dyshime se zona u godit nga raketat amerikane HIMARS me një rreze goditëse në largësi deri 300 kilometra.

Administrata Biden ia dha të enjten e kaluar Kievit lejen për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus, pas muajsh të tërë refuzimi, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit në një luftë botërore të konfliktit të Ukrainë.

Moska nuk e ka komentuar këtë sulm, por më herët ka paralajmëruar se Uashingtoni nuk duhej të bënte gabime që mund të ishin fatale me leje të tilla.

Rusia i druhet faktit se me armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi, Kieiv mund të godasë arsenalin bërthamor brenda territorit rus. Nëse kjo ndodh, Moska ka paralajmëruar se këtë do ta konsiderojë si sulm nga vendet e origjinës së armëve, çka nënkupton nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

SHARE