KRYEBASHKIAKU I TIRANËS VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI / TAKOHET ME ZËVENDËSKRYEMINISTRIN GJELOSHAJ

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi është takuar me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj i uroi mirëseardhje kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe theksoi veçanërisht marrëdhëniet e mira mes bashkive të Malit të Zi dhe Tiranës.

Siç njoftojnë nga zyra e Gjeloshajt, gjatë takimit u bisedua për mundësinë e fillimit të projekteve të përbashkëta dhe avancimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat relevante, veçanërisht në ekonomi, infrastrukturë, turizëm dhe sport.

Në fund të takimit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.

SHARE