TRENDI I RREZIKSHËM: NJË NUMËR I MADH FËMIJËSH KANË PROVUAR CIGARE ELEKTRONIKE

Nëse lejojmë trendin në rritje të përdorimit të cigareve elektronike tek të rinjtë, po i shtyjmë fëmijët drejt sëmundjes së varësisë, tha shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq.

Ajo në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi” ka paralajmëruar se fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që paraqesin këto produkte. Në nivel global, mbi 30 për qind e 15-vjeçarëve kanë konfirmuar se kanë provuar cigare elektronike me nikotinë.

“Për herë të parë kemi një situatë ku në këtë popullatë pesëmbëdhjetëvjeçare kemi frekuencë më të madhe të përdorimit të cigareve elektronike në krahasim me popullatën e të rriturve”, tha Brajoviq.

Ajo theksoi se këto janë produkte shumë të rrezikshme dhe se shkarkimet e cigareve elektronike shoqërohen me rritje të incidencës së kancerit, si dhe sëmundjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes.

Shkarkimet e emetuara nga ato cigare janë toksike për fëmijët dhe njerëzit e tjerë që qëndrojnë në të njëjtën dhomë.

“Të dhënat tregojnë se këto cigare ndikojnë në funksionet njohëse të fëmijëve, përqendrimin e tyre, zhvillimin neurologjik”, paralajmëron Brajoviq dhe thekson: “Nëse e lejojmë këtë trend, ne i shtyjmë fëmijët në sëmundjen e varësisë”.

SHARE