TË MARTËN, SEANCA E KUVENDIT KU DO TË SHQYRTOHEN LIGJET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E IBAR-it

Të martën do të mbahet seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të diskutohen ligjet e nevojshme për marrjen e Raportit për përmbushjen e standardeve të përkohshme për kapitujt 23 dhe 24 (IBAR).

Kështu është rënë dakord sot në Kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit. Në kolegjium u ra dakord që seanca të hapet të martën dhe të fillojë diskutimi për ligjet për të cilat janë paraqitur ndryshime “kozmetike”.

Pjesa më e madhe e diskutimeve për ligjet e IBAR-it duhet të bëhet të enjten dhe të premten dhe u ra dakord që deklarimet për ato ligje të bëhet deri në fund të seancës së ardhshme.

SHARE