MARTINOVIQ: 3.5 MILIONË EURO MBËSHTETJE PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË PËR HOTELIERËT, 30-70% TË PAKTHYESHME

Me propozimin e ministrit të Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vladimir Martinoviq, qeveria miratoi programe për të inkurajuar efiçencën e energjisë në industrinë e hotelerisë dhe objektet që ofrojnë shërbime hotelerie.

„Me këto masa duam të ndihmojmë hotelierët dhe restorantet tanë që të ulin shpenzimet e tyre për energjinë elektrike. Si një qeveri përgjegjëse që analizon gjendjen e ekonomisë, ne kemi vendosur të ofrojmë programe mbështetëse në vlerë prej 3.5 milionë euro dhe më e rëndësishmja, grante prej 30 deri në 70%, ku si shtet ndajmë barrën me ekonominë tonë turistike,“ theksoi ministri Martinoviq dhe shtoi se thirrja publike për programe do të shpallet nga Eko Fond si njësi implementuese menjëherë në qershor dhe nënshkrimi i kontratave me përdoruesit fundorë pritet në fund të shtatorit.

Ai tha se këto dhe masat e mëparshme tregojnë se Qeveria qëndron fort pas sipërmarrësve të turizmit dhe se është mbështetëse e tyre.

SHARE