ANULOHET VIZITA E KRYEMINISTRIT TË MZ, DUSHKO MARKOVIQ NË KOSOVË

Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës, e cila ishte paralajmëruar për sot, është shtyrë për javën e ardhshme, kumtohet nga Qeveria e MZ.

“Arsyeja për shtyrjen e vizitës është për shkak të kushteve atmosferike, me mjegull, ku si pasoj e kësaj aeroporti i Prishtinës ishte i mbyllur.

Koha e vizitës, siç është njoftuar, do të harmonizohet dhe me kohë do t’iu komunikohet medieve, thuhet në kumtesë të Qeverisë së MZ.

Gjegjësisht kushtet e pafavorshme atmosferike, me mjegull, e kanë bërë të pamundur uljen e avionit me kryeministrin e MZ, Dushko Markoviq, ditën e sotme, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Vizita e parë e Markoviqit në Kosovë, siç ishte njoftuar më parë nga qeveria e Kosovës, është dashur të jetë një mundësi, për të biseduar për demarkacionit në mes kufirit të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, duke përcaktuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta që priten të realizohen në të ardhmen.

SHARE